Vuçiq nuk e di se kur do të rifillojë dialogu me Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk e di kur do të rifillojë dialogu me Kosovën.

Marketing

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “TV O2”, ka thënë se nuk e di kur do të rifillojë dialogu me Kosovën.

Sipas tij, kjo nuk dihet pasi që në Kosovë akoma nuk është formuar qeveria dhe nuk dihet kur do të hiqet taksa prej 100 për qind e vendosur që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

“Si mund ta di. Nuk e di kur do të fillojë, apo nëse kur Kosova të formojë qeverinë e re apo kur të hiqet taksa”, theksoi Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Në këtë intervistë Vuçiq po ashtu ka folur edhe për “Mini-Shengenin”, i cili theksoi se jo të gjithë në Bashkimin Evropian e pëlqejnë këtë iniciativë.

“Ata nuk e pëlqejnë Ballkanin të drejtojë biznesin e tyre, ata ndjehen të shqetësuar kur nuk vendosim për vete”, tha Vuçiq, i cili shtoi se këtë iniciativë nuk mund ta ndalë dhe kundërshtoj askush pasi që kjo nismë për “Mini-Shengenin”, mbështetet nga katër lider.

Marketing