Vuçiq premton masa për asociacionin, s’është optimist për marrëveshje me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Alekasder Vuçiq ka deklaruar se Serbia do të bëjë gjithçka që të ruajë paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Marketing

Vuçiq bëri të ditur se Këshilli Kombëtar për Siguri i Serbisë ka marrë disa vendime sot, të cilat pritet të bëhen publike ne vijim. Sipas tij këto vendime lidhem me forcimin e shërbimin të inteligjencës dhe ushtrisë.

Sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Vuçic tha se kanë kaluar 1,930 ditë që kur marrëveshja ishte nënshkruar në Bruksel, përderisa, sipas tij, ajo nuk është implementuar ende nga ana e Prishtinës.
Ai deklaroi se Serbia do të ndërmarrë masa të caktuara sa i përket kësaj çështje.

Ndërsa, në lidhje me arritjen e një marrëveshje kompromisi në mes të Kosovës dhe Serbisë, presidenti serb nuk është shprehur optimist.

“Do të flas për këtë nëse është e mundur të arrihet një zgjidhje e tillë. Tani nuk ka zgjidhje të tillë dhe deri më tani nuk kemi ndërmarrë asgjë. A është në horizont një zgjidhje e mundshme? Unë nuk mendoj kështu. Nuk jam optimist” ka deklaruar Vuçiq, shkruan blic.rs, transmeton Klan Kosova.