Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është takuar sot në Paris me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Temë kryesore e këtij takimi ishte edhe çështja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas mediave serbe, Vuçiq në këtë takim nuk e ka lënë pa përmendur edhe lëvizjen e fundit të Prishtinës zyrtare në lidhje me vendosjen e taksës shtesë për importin e mallrave serbe.

Presidenti serb, citohet ti ketë thënë kancelares gjermane se një veprim i tillë sipas tij përbën shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Merkel në këtë takim ka ripërsëritur qëndrimin e saj se dëshiron të ndihmojë për paqe në rajonin e Ballkanit.

Takimi i tyre u mbajt pak para fillimit të ceremonisë zyrtare të shënimit të armëpushimit që rezultoi me përfundimin e Luftë së Parë Botërore.