Vuçiq thotë se po luhet një skenar sikur “27 prilli në Maqedoni” për rrëzimin e tij?!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq akuzoi vendet e Perëndimit dhe ambasadorët e tyre për standarde të dyfishta, duke krahasuar ngjarjet e 27 Prillit, në Kuvendin e Maqedonisë, me hyrjen e dhunshme në Televizionin Shtetëror të Serbisë.

Marketing

“Si është e mundur që ambasadorët e vendeve perëndimore nuk e dënuan këtë, ndërsa në sekondën e njëjtë e dënuan atë që nuk u pëlqeu, hyrjen e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë. Miku i madh i Jeremiqit dhe Gjillasit, Zoran Zaev, u lëvdua se si u dënua ministri i punëve të brendshme, Çavkov, me 18 vjet burg, për shkak se nuk ka ndaluar qytetarët që të hyjnë në Parlament. Në bazë të këtij parimi, ndoshta edhe ne mundemi të mendojmë për përgjegjësinë e Nebojsha Stefanoviqit për shkak se e ka lejuar fashistin Obradoviq dhe Gjillasin të hyjnë brenda. Por, vlerësoj se Nebojsha ka menduar se ka punë me persona përgjegjës dhe se një gjë e tillë nuk do u bie në mend”, theksoi Vuçiq

Në seancën e mbrëmshme të jashtëzakonshme, ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi se protestuesit në Beograd i mahniten “skenarit të Maqedonisë” dhe se po mundohen që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe në Serbi.