Vulin i frikësohet krijimit të “Shqipërisë së Madhe”

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin thotë se angazhohet që sa më shpejt të vendoset kufiri ndërmjet shqiptarëve të Kosovës e Serbisë.
“Kur të përcaktojmë se ku është kufiri, ne do të jemi në gjendje që ta mbrojmë atë,” tha Vulin për “Veçernje Novosti”, përcjell lajmi.net.

Marketing

“Ka një krim të padiskutueshëm kundër vendit tonë dhe popullit, por tani neve na takon nëse do të kemi guximin dhe forcën për t’u bashkuar dhe për të zgjidhur këtë çështje”, tha Vulin. ”

Vulin ka paralajmëruar edhe rrezikun, siç ka thënë ai, nga krijimi i Shqipërisë së madhe duke u pyetur se a është më mirë të ndalohet krijimi i saj tash apo kur ajo të futet edhe në Serbi.

“Shqipëria e madhe tashmë është krijuar. Çështje është se sa pjesë të shteteve të tjera do të përfshijë. Me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, të gjithë shqiptarët, me përjashtim të dy komunave në Serbi, do të jetojnë në një zonë unike të sigurisë dhe në hapësirën politike në kuadër të NATO-s. E me jetën e të gjithë shqiptarëve udhëhiqet nga Tirana”,ka theksuar ai .

Ndërsa, duke folur për ndarjen ose kufizimin, Vulin thotë se në rast të kësaj zgjidhjeje, ajo duhet konfirmuar me referendum.

Marketing