Vulin: Pendarovski të heshtë në gjuhën që nuk ia njeh askush, përveç Serbisë

Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin i është përgjigjur ashpër presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas deklarimeve të tij të fundit se është kundër idesë për korigjimin e kufijve.

Marketing

“Se si do ta zgjidhë Serbia problemin me Kosovën, do të vendoset nga Serbia, ndërsa (presidentin e Maqedonisë së Veriut) Pendarovskin as nuk e ka pyetur askush, as nuk i ka kërkuar mendim”, deklaroi për “REL”, ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ai reagoi ndaj deklaratës së Pendarovskit i cili më herët deklaroi se është kundër idesë për të korrigjuar kufijtë midis Beogradit dhe Prishtinës. Vulin vlerëson se Pendarovskin në Maqedoni pak kush e pyetën për ndonjë gjë, e aq më pak për atë që mendon për çështjet në vendet fqinje.

“Presidenti i Maqedonisë së Veriut mund të heshtë lirisht në një gjuhë që askush përveç Serbisë nuk e njeh, ndërsa në gjuhë të tjera ai mund të jetë edhe më i fortë në heshtje sepse askush nuk po kërkon ose nuk e pranon mendimin e tij”, tha Vulin.

Marketing