Vulin thotë se Kosova po dëshiron të fitojë gjithçka dhe të mos jap asgjë

Ministri i mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin deklaratat e Haradinajt për përfshirjen e Amerikës në dialog, po i cilëson si fakte të mjaftueshme për bllokimin e dialogut Sipas tij nga negociata Kosova po dëshiron të fitojë gjithçka e të mos jap asgjë.

Marketing

“Politika e Serbisë nuk është e humbur. Negociatorët e BE-së jo rrallë dështojnë ta përmbushin rolin e tyre të vëzhguesit neutral. Serbia ka Vuçiqin që është trim për të zgjidhur këto situata”, tha ministri serb.

Vulin duket se ende nuk po mund të pajtohet se ai nuk ka të drejtë të hyjë në Kosovë. E për këtë fajëson qeverinë e Kosovës, që sipas tij po frikësohet.

“Asnjëherë nuk më kanë dhënë arsye. Ata janë të frikësuar. Është interesante, por fjalima ime ka ndikuar në ndalimin e lëvizjes së lirë”, deklaroi Vulin.

Ministri serb vazhdon të theksojë se Serbia do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në çdo lloj organizate.

“Çdo gjë do të bëjmë për ta ruajtur interesin tonë në Kosovë”, deklaroi Vulin.

Ndryshe ministrit serb ditë më parë iu ndalua hyrja në Kosovë për shkak të deklaratave të tij kontraverse.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/vulin-thote-se-kosova-po-deshiron-te-fitoje-gjithcka-dhe-te-mos-jap-asgje-554116/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright