Vulin: Vuçiq përsëri ishte kundër të gjithëve

Ministri i mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka vlerësuar se presidenti Vuçiq në Bratisllavë dëshmoi së është i përkushtuar dhe luftuar i suksesshëm për serbët dhe se shpesh është i vetëm kundër të gjithëve, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Marketing

“Aleksandar Vuçiq në tubimin në Bratisllavë ka treguar para kamerave si duken bisedat për Kosovën kur nuk ka kamera. Shqiptarët (“Shiptari” i quan ai) ankohen dhe kërkojnë nga BE që të thyhet Serbia, ndërsa më pas heshtin kur Vuçiq dëshmon se gënjejnë. Gjatë kësaj kohe BE kërkon nga Vuçiq që të anashkalon të vërtetën dhe përmbahet nga lufta. Edhe në Bratisllavë edhe Bruksel Vuçiq dëshmoi se është i përkushtuar dhe luftëtar për serbët por shpesh se edhe është i vetëm kundër të gjithëve”, ka thënë Vulin.

Sipas tij, Vuçiq është shtetari i vetëm në Ballkan që do paqen dhe që nuk pyet sa personalisht do të i kushtoj ndërsa të gjithë të tjerët kujdesen vetëm për vete bila nuk kujdesen as për popullin e vetë.

“Pikërisht për këtë Ballkani tash është jo stabil dhe i përballur me “Shqipërinë e Madhe” dhe frikacakët që me çdo çmim të ekzistencës së popullit dhe shtetit të vetë nuk guxojnë as të kundërshtojnë. Serbët kanë qenë krenar në presidentin e tyre, tl tjerët nuk kanë pasur më çka të krenohen as lavdërohen”, përfundoi Vulin.

Marketing