Vulini me panik tek rusët: Jemi në rrethim të NATO-s, po krijohet Shqipëria e Madhe

Ministri i mbrojtjes i Serbisë ka thënë për kanalin rus “Russia 24″ se bota nuk do ta ndalojë ‘fatkeqësinë në Ballkan” nëse lejon krijimin e “Shqipërisë së madhe”, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

“Atë që ua lejoni shqiptarëve, duhet t’ua lejoni edhe serbëve. Nëse dëshironi ta zgjidhni çështjen kombëtare shqiptare, edhe serbët do ta zgjodhin çëshjten e tyre nacionale. Ne rrugë tjetër nuk kemi. Prandaj, kur flisni për Kosovën, mos e ndani nga çështja e tërësishme serbe. Ne duam ta zgjidhim çështjen e tërësishme nacionale serbe, duke përfshirë edhe Kosovën, e jo pa të. Përfaqësuesit e bashkëisë ndërkombëtare duhet të kenë mirëkuptim për problemet serbe”, ka thënë ai, transmeton B92.

Vulin ka thënë se edhe pse në Serbi nuk ka konsensus për çështjen e Kosovës, interesi i Serbisë është “t’i mbrojnë serbët e Kosovës”.

“Deri sa ka serbë në Kosovë mund të bëjmë diçka. Ajo që është për ne shumë e rëndësishme, shtetet e mëdha e të fuqishme si Rusia, duhet të kuptojnë se po krijohet Shqipëria e madhe”, ka thënë Vulin.

Sipas tij, pos dy komunave të cilat ndodhen në ‘Serbinë qendrore’, pas hyrje së Maqedonisë Veriore në NATO, të gjithë shqiptarët do të jenë në rrethimin unik politik e të sigurisë së paktit NATO dhe ata kërkojnë formalizimin e hapësirës së tyre. Ai ka akuzuar Malin e Zi e Maqedoninë Veriore se po heshtin, ndonëse sipas tij u rrezikohet trerritori, ndërsa “vetëm Serbia po flet”.

I pyetur se do të hyjë Serbia në NATO, ai ka thënë se “deri sa të jetë Vucici komandant suprem i Ushtrisë së Serbisë dhe unë ministër i mbrojtjes jini të sigurt se kjo nuk do të ndodhë, qoftë edhe vendi i fundit në Evropë i cili nuk do të jetë në NATO”.

Marketing