Vullnet Ahmeti dhe paketa e gjelbër

Koment: Tetovasot

Marketing

Ai është më shumë se një rektor që ka vënë një rregull në një institucion të lartë arsimorë që po shënon ngritje cdo vit.
Ai nuk vuan nga komplekse të ulëta se po të kesh një funksion nuk duhet të dalësh dot nga zyra .Shpesh, ndër vite sa kryen funksionin e rektorit të UT-së , del, përvesh mëngët dhe e sheh në aksione të ndryshme ekologjie për një ambient më ndryshe brenda këtij Universiteti .Në fakt ai që para tetë vitesh e nisi cështjen e ekologjisë , kaq e domosdoshme dhe po aq domethënëse sot.
Ai nuk mëton që të del edhe vetë të pastrojë ,për ti nxitur të tjerët ta bëjnë këtë qoftë edhe përmes punëve vullnetare.
Kjo më së shumti i shkon emrit të tij që ka kaq vullnet e pasion për ta parë të mirën qoftë brenda një Universiteti që ai e drejton , por edhë më shumë se kaq, në idenë se ambienti është gjëja kryesore dhe thelbësore .Kjoka bërë që vendet europiane të jenë kaq shumë të fokusuara në këtë drejtim për ajër, ujë dhe jetë e gjelbërim.
Vullnet Ahmeti me një fjalë që prej mandatit që ka marrë ,përpos ngritjes së cilësisë së Arsimit dhe kuadrove profesionale atje është shembulli i një njeriu që është përkujdesur kaq shumë edhe për ambientin .Këtë e dëshmon fotografia që mund ta shikosh nëse të dërgon rruga tek UT-ja për të parë se me sa përkushtim mirëmbahet kopshti atje mes mijëra të rinjëve dhe fëmijëve që e gjejnë të hapur 24 orë Universitetin dhe për të shijuar ambientin e krijuar nga gjelbërimi, bukuria e luleve që është kaq jetësore dhe argëtuese njëkohësisht.
Vlen të përkujtohet edhe një gjest i tij në periudhën e dimrit për pastrimin e hapësirave të universitetit nga bora , kur Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Vullnet Ameti iu bashkua punonjësve teknikë në aksionin për pastrimin e po këtyre hapësirave në kampusin e Universitetit të Tetovës.

Ai aksion në Universitetin e Tetovës për pastrim ishte ndërmarrë me qëllim që të mos pengohet funksionimi, veprimtaria e përgjithshme e këtij institucioni, sidomos periudhën që përkonte me mbajtjen e provimeve në të gjitha fakultetet e Universitetit.

Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti, me gatishmërinë e tij dha shembullin unik se drejtuesit e institucioneve nuk mjafton të japin urdhra nga zyrat e tyre, por t’i përvjelin mëngët në momente emergjente.

Me një fjalë këtë paketë të gjelbërt, rektori Vullnet Ahmeti e ka nisur që para tetë vitesh , atë që BDI e promovoi këtë javë .
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut konfirmoi brenda kësaj jave përmes liderit Ali Ahmeti se “gjelbërimi do të bëhet shtylla kryesore e programit të saj partiak”.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti , tha se partia e tij, që është në pushtet në 19 vjetët e fundit, “pasi ka arritur të realizojë të drejtat kombëtare, ka anëtarësuar vendin në NATO, ka hapur shumë shkolla e universitete, tani ka vendosur që të fokusohet në agjendën e gjelbër evropiane për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, duke u ofruar gjelbërim dhe ambient të pastër.

Këtë ambient të pastër sot e sheh tek UT që ka një menaxhues shumë strikt që ka sjellë gjëra të mira aty.Dhe po ky rektor me gjithë këtë përulësi dhe përkushtim sic është Vullnet Ahmeti ,si njeriu që është përkujdesur për ambientin për vite rresht ,cfarë i mungonte sot që mos të ishte i pari i Ekologjisë por edhe i pari i vetë Komunës ku ai jeton.

Marketing