Vullnet Ahmeti : Jemi të pikëlluar nga pasojat e tërmetit katastrofal në Shqipëri

Telegram ngushëllimi
Jemi të pikëlluar nga pasojat e tërmetit katastrofal në Shqipëri, ku humbën jetën disa qytetarë dhe shumë të tjerë u lënduan. Ndajmë dhimbjen me vëllezërit tanë nga Republika e Shqipërisë që u prekën dhe u tronditën nga kjo fatkeqësi e rëndë natyrore.
Në emër të Universitetit të Tetovës, u shpreh ngushëllimet vëllazërore drejtuesve më të lartë të Republikës së Shqipërisë, familjeve të viktimave, dhe ju urojmë shërim sa më të shpejtë të të lënduarve në këtë ngjarje fatale.
Në këto momente kaq të vështira, solidarizohemi me bashkëkombësit tanë, të cilët si kurrë më parë kanë nevojë për ndihmën dhe kurajën e secilit prej nesh!

Marketing

Tetovë, më 26 nëntor 2019 Rektori
Prof. Dr. Vullnet Ameti

Marketing