Manchester United më në fund e ka zyrtarizuar Aaron Wan-Bissaka si lojtarin e ri në klub.
Bissaka do t’i kushtoj United-it 45 milionë funta plus pesë milionë euro bonuset, transmeton Indeksonline.

“Është ndjenjë e pabesueshme dhe një nder që të thërras vetën lojtar i Manchester United dhe diçka që e di se vetëm një numër i vogël e ka privilegjin ta thonë.”

“Nuk më pritet që të integrohem në skuadër.”, tha mbrojtësi për web-site e Manchester United.
Ndërsa menaxheri i United, Ole Gunnar Solskjaer e vlerësoi lartë mbrojtësin.

“Aaron është një nga mbrojtësit më të mirë të së ardhmes në Premier Ligë. Ai ka etikën punës, talentin dhe mentalitetin për të luajtur për Manchester Unitedin.”, tha Ole.