Wanda Nara, gruaja e yllit të PSG ‘trajtim special’ fansave me foto e paveshur (fotot)

Wanda Nara, bashkëshortja e sulmuesit të kampionëve të Parisit PSG, Mauro Icardi, ka tentuar të ndezë atmosferën para ndeshjes me Barcelonën me një foto të zhveshur. Modelja argjentinase komentonte se ishte duke u bërë gati për “testin e notit”.

Marketing

34-vjeçarja ka emocionuar fansat e saj me foton nga një sallon bukurie në Paris, teksa veshur mbante vetëm një ‘thong’ ngjyrë rozë dhe një peshqir për të mbuluar gjoksin.

Në postimin e saj ajo kishte etiketuar dikë të quajtur Sinara Beguin, ndërsa kishte marrë më shumë se 600,000 pëlqime.

Wanda Shkruante: “Shtëpia ime e dytë @sinarabeguinmy falemnderit. Duke u bërë gati për testin e notit 2021.”

Wanda publikoi foton pak para ndeshjes ku PSG eliminoi Barcelonën nga kamionati Champions League, me nëj rezultat total 5-2

Argjentinasja dokumenton shpesh jetën e saj ekstravagante me bashkëshortin e saj Icardi në mediat sociale duke publikuar foto të pushimeve apo jetës profesionale.

Wanda është gjithashtu menaxhere marketingu e transferimeve të burrit të saj Icardi, i cili së fundmi bëri të përhershem huazimin e tij nga Inter te PSG për rreth 60 milionë euro.

Nara tha për rrjetin italian Gente: “Sa herë që negocioj me menaxherët, e bëj duke ditur atë që Mauro dëshiron dhe atë që klubet dëshirojnë. Unë i di ëndrrat e tij dhe ky është avantazhi im”.