Washingtoni e do heqjen e tarifave menjëherë, sanksionet përfliten

US ambassador to Germany Richard Grenell awaits the arrival of US Secretary of State Mike Pompeo (not in frame) at Tegel airport in Berlin on May 31, 2019. - The US top diplomat is on a European tour that will take him to Germany, Switzerland, The Netherlands and Britain. (Photo by Odd ANDERSEN / AFP) (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images)

“E gjithë Qeveria amerikane po ia kërkon Kosovës t’i heqë menjëherë të gjitha tarifat”, ka thënë për “Kohën Ditore”, Dick Custin – zëdhënës i emisarit të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, kur është pyetur nëse do të aplikohen sanksione ndaj Kosovës; nëse është stopuar asistenca financiare që ndërlidhet me fondet e Sfidës së Mijëvjeçarit, dhe nëse SHBA-ja po e shqyrton tërheqjen e ushtrisë nga Kosova.

Marketing

Por një senator republikan dhe djali i presidentit Trump, të enjten kanë bërë thirrje për tërheqjen e trupave amerikane, nëse Qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj mallrave serbe, shkruan sot “Koha Ditore”.Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, ditën kur u takua me emisarët e kancelares Merkel dhe të presidentit Macron, kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk beson që do të ketë sanksione nga SHBA-ja që po kërkon heqjen e menjëhershme të taksës dhe pa kushte. Por ka konfirmuar raportimet e fundit të gazetës se vendimmarrja për taksën në qeveri po vonohet për shkak të kundërshtimit të LDK-së.

Të martën senatori republikan, David Perdue, me thirrjen e tij për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në Kosovë, nëse kjo e fundit nuk është e përkushtuar për paqe, ka nxitur reagime të shumta.