Werder Bremen frenon Dortmundin në barazimin 2-2

Werder Bremen frenoi Borussian e Dortmundit në Signal Iduna Park teksa barazoi me verdhezinjtë me rezultatin 2-2 dhe duke bërë që ata të zbresin në vendin e 7, ndërkohë që në krye është Bayerni i Mynighut.Werderi që kishte mungesa të shumta në këtë ndeshje, kaloi i pari në avantazh me futbollistin e përfaqësueses kosovare, Milot Rashicën por Dortmundi u përgjigj menjëherë duke barazuar me Goetze.

Marketing

Më pas Borusia shënoi edhe golin e avantazhit me Marko Reus duke përmbysur rezultatin, por Werderi arriti të barazojë me Friedl duke fiksuar shifrat 2-2.