Werder Bremen shpreson që Milot Rashica të shënojë edhe kundër Bayern Munich, kur këto dy skuadra takohen në ‘Allianz Arena’ të shtunën pasdite.

Milot Rashica sa herë që ka shënuar këtë sezon, përveç përmirësimit të statistikave individuale, nga ato ndeshje ka dalë e pamposhtur edhe skuadra e tij.

Skuadra e Werder Bremen synon që kjo seri të mos prishet, duke kërkuar fillimisht një gol nga Rashica, e për të marrë një rezultat pozitiv në ‘Allianz Arena’.

“Ne jemi të pamposhtur në secilën ndeshje që Milot Rashica ka shënuar këtë sezon”, shkruan faqja e Werder Bremen, përcjell lajmi.net.

“Edhe më shumë arsye për të shënuar sot”.