Werner dëshiron kalimin te Liverpool

Liverpool mund të përforcojë skuadrën me një nga sulmuesit më në formë në top pesë ligat evropiane.
Ylli i Leipzig, Timo Werner, duket se është i vendosur që të largohet nga skuadra e Leipzig, në fund të këtij sezoni.

Marketing

‘Bild’ shkruan se Werner është i vendosur për një lëvizje drejt Liverpool, transmeton lajmi.net.

Trajneri i ‘Reds’, Jurgen Klopp, thuhet të ketë pëlqim të madh për 23 vjeçarin, i cili me shumë kënaqësi do të pranonte ofertën për kalimin në ‘Anfield’.

Werner ka shënuar 20 gola në 18 paraqitje në Bundesliga me Leipzig këtë sezon.

Marketing