White kërcënon McGregor: Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë

Conor McGregor surprizoi botën e sportit dhe atë të arteve marciale mikse në veçanti kur deklaroi se do të tërhiqet nga sporti, përmes një postimi në “Twitter”.

Marketing

Një lajm që ka befasuar të gjithë edhe vetë presidentin e UFC-së, Dana White.

Gjithsesi, nuk dihet nëse kjo është një tërheqje përfundimtare apo një lëvizje taktike e irlandezit, ashtu sikurse pat bërë edhe në vitin 2016, përcjell Telesport.

Shpesh është përfolur edhe për faktin se McGregor kërkon të jetë pjesë e kompanisë, duke qenë bashkëpronar, por Dana White i ka mbyllur derën ish-kampionatit të botës.

“Ai mendon se do të blejë një pjesë të kompanisë. Dhe unë i përgjigjem Conor se ai e di shumë mirë që kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë. Këtë gjë ia kam bërë me dije që para disa javësh”, tha Dana White.

Marketing