Wikileaks nxjerrë dokumente: Dimitrov agjent i mbrojtur i CIA-s!

Në faqen e Wikileaks janë publikuar të dhëna që kanë të bëjnë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Marketing

Sipas këtyre dokumenteve që nuk dihet akoma se a janë autentike thuhet se Dimitrov ka qenë operativ i fshehtë i CIA-s, i cili kishte spiunuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-presidentin Branko Crvenkovski në vitin 2008, kur po zhvillohej procesi i zgjidhjes së emrit, shkruajnë portalet maqedonase.

Dimitrov sipas dokumenteve të Wikileaks është evidentuar si burim i mbrojtur i ambasadës amerikane në vitin 2008. Por deri tani nuk ka ndonjë përgjigje nga ministri Dimitrov dhe nga autoritetet amerikane./Makpress

Marketing