Wikipedia në gjuhën maqedonase përballet me sfida të shumta

Wikipedia në gjuhën maqedonase e tejkaloi numrin prej 100.000 shkrimeve, me shkrimin “Vëllimi mesatar i qelizës”, që paraqet sukses jubilar të enciklopedisë më të madhe në gjuhën maqedonase.

Marketing

Wikipedia është enciklopedi e lirë të cilën secili mund ta redaktojë, themeluar më 15 janar të vitit 2001, ndërsa në gjuhën maqedonase është kapshme prej gushtit të vitit 2003, edhe pse bashkësia e shfrytëzuesve aktivë është krijuar në vitin 2005. Përmbajtjet gjatë viteve i kanë shkruar redaktorë me profesione të ndryshme dhe njohuri nga sfera të ndryshme, përfshirë edhe studentë, profesorë universitarë dhe hulumtues shkencor. Pjesa më e madhe e përmbajtjeve janë fryt i punës së palodhshme të rreth 15 redaktorëve aktivë, të cilët në muaj kontribuojnë me mbi 100 redaktime ndaj projektit.

Wikipedia në gjuhën maqedonase përballet edhe me sfida të shumta, siç janë besueshmëria dhe saktësia faktografike e përmbajtjeve, mbulimi i pamjaftueshëm i disa temave dhe numri i ulët u redaktorëve aktivë, e mes tyre posaçërisht të grave, si dhe të punonjësve shkencorë. Gjatë viteve të kaluara, komuniteti aktiv i projektit angazhohet për tejkalimin e disa prej këtyre problemeve, ndërkaq vërehet edhe përparim i dukshëm.

Marketing