Wilder dhe Joshua japin komentet para duelit Fury – Wallin

Deontay Wilder dhe Anthony Joshua kanë dhënë komente para duelit Tyson Fury – Otto Wallin.

Britaniku Fury do të përballet me suedezin Wallin, para revanshit të shumëpritur me Wilder.

Ndeshja mes ‘Gypsy King’ dhe suedezit do të zhvillohet sot, në Las Vegas të Amerikës.

Para këtij dueli, disa komente kanë dhënë edhe Wilder e Joshua, i cili aktualisht mban rripin e kampionit të WBC.

“E shihni me kë do të përballet? Të paktën lufto me dikë që njerëzit kanë dëshirë ta shohin. Ai do të vazhdojë të përballet me këtë lloj të boksierëve dhe të fitojë, duke thënë se është më i miri” ka thënë Wilder, transmeton lajmi.net.

Joshua në anën tjetër gjithashtu ka shfaqur shumë pak respekt për kundërshtarin suedez të Fury.

“Jam përballur me Wallin si amator, por nuk mendoj se ai mund ta mposht Fury. Fury nuk duhet të përballet me këtë lloj të kundërshtarëve. Unë nuk përballem me kundërshtar si ai.

Fury pritet të ketë një punë shumë të lehtë gjatë duelit në Vegas, kundër Otto Wallin.

evn