Wilder: Do ta nokautoja Tysonin në kohën e tij më të mirë

Deontay Wilder është shprehur i bindur se do të ishte fitues në një duel me Mike Tysonin e viteve 1986.
Kampioni i pamposhtur i WBC, Wilder, ka thënë se do të nokautonte pa problem Mike Tysonin, kur ky i fundit ishte në kohën e tij më të mirë.

Marketing

“Unë kundër Tyson në vitin 86.. Do ta nokautoja atë djalosh” ka thënë fillimisht Wilder, transmeton lajmi.net.
“Dëgjo, duhet të jemi të sinqertë. Edhe në kohën e vjetër ,edhe tani, unë jam numri 1” shtoi tutje amerikani.
Në vitin 1986, Tyson shpallej kampioni më i ri në historinë e peshave të rënda në boks, kur triumfonte ndaj Trevor Berbick, në moshën 20 vjeçare (4 muaj).

Me siguri se shumë njerëz nuk do të pajtohen me fjalët e Wilder, pasi Tyson shihet si një nga më të mirët në histori.

Marketing