Wilder dyshon nëse Klitschko do të kishte guximin të përballet me të

Deontay Wilder ka dhënë disa komente për ish kampionin e botës, Wladimir Klitschko.

Së fundmi është raportuar se ukrainasi mund të rikthehet në ring për tri ndeshje, megjithatë një gjë e tillë akoma nuk është konfirmuar.

Në një rikthim të mundshëm të Klitschko, Deontay Wilder dyshon nëse ukrainasi do të kishte guximin të duelonte me të.

“Nuk besoj se Klitschko po shikon mundësinë që të përballet me Deontay Wilder” ka thënë ‘bomberi i bronztë’ për ‘Boxing Scene’.

“Ne duhet të shohim se çfarë do të bëjë ai, ta lëmë të rikthehet” ka thënë tutje boksieri amerikan.

Klitschko nuk është ngjitur në ringun e boksit që nga disfata kundër Anthony Joshua, dhe me siguri se do t’i duhej pakëz kohë për tu rikthyer në hapin e tij.