Wilder e mbron titullin në WBC me nokaut brutal ndaj Ortiz

Deontay Wilder e ka mbrojtur titullin e botës në kategorinë e rëndë të boksit në divizionin WBC, për herë të 10-të në karrierë, pasi e rrahu Luis Ortizin me nokaut të dielën në mëngjes në Las Vegas.

Marketing

Boksieri amerikan Wilder rrezikoi ta humbasë titullin pas plot pesë vjetëve, sepse u dominua nga Ortiz për gjashtë runde të plota, raporton Gazeta Express.
Megjithatë, 34-vjeçari i dha një goditje brutale me të djathtën e tij fuqishme Ortizit, duke e rrëzuar në dysheme në rundin e shtatë.

40-vjeçari nuk qe në gjendje të ngrihet në këmbë me kohë dhe Wilder triumfoi me nokaut.
Kjo ishte një përsëritje e meçit të parë mes tyre në vitin 2018, me Wilder që kishte triumfuar edhe në atë botë.

Marketing