Wilder – Fury, ja cili do të jetë fituesi sipas Joshuas

Më 1 dhjetor do të zhvillohet mega-dueli ndërmjet Deontay Wilder dhe Tyson Fury.

Marketing

Kjo padyshim do të jetë ndeshja më interesante e vitit në kuadër të sporteve luftarake.

Në pritje të fituesit është edhe britaniku Anthony Joshua, i cili me gjasë për kundërshtar do të ketë fituesin e kësaj dyshe.

Ai madje ka bërë një parashikim për fituesin e këtij dueli.

“Wilder është kampion momentalisht dhe nëse fiton ai mund të zgjedh kundërshtarin. Nëse Fury fiton, Wilder duhet të kërkojë revanshin dhe kjo ndërlikon gjërat. Për mua fiton Wilder” ka thënë Joshua, shkruan “Givemesport”.

“Më duhet Wilder si fitues. Kështu do më jepej mundësia që të ndeshem me të. Nëse ai ruan titullin e tij, do të ishte ndeshja që do e prisnin të gjithë” ka vazhduar ai.

Anthony Joshua është konfirmuar se do të ndeshet më 13 prill të 2019, në Wembley, megjithatë kundërshtari nuk është ende i njohur.

Marketing