Wilderi refuzon 100 milion euro për të shmangur duelin me Joshuan

Denontay Wilder ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 100 milionë dollarësh.

Marketing

Boksieri amerikan do të mbajë nesër një konferencë për shtyp, ku do të shpjegojë të ardhmen e karrierës së tij.

Oferta për 34-vjeçarin ishte bërë nga grupi mediatik “DAZN” dhe në të ishin të përfshira 3 duele, ku dy të fundit do të ishin me kampionin e botës Anthony Joshua.

Wilder mban prej më shumë se tri vitesh brezin kampion bote të konfederatës “WBC”, titull ky që është i vetmi që pengon Anthony Joshuan të shpallet kampion bote i padiskutueshëm, pasi anglezi ka grumbulluar në harkun e katër viteve brezat kampion bote të konfederatave “WBO”, “WBA”, “IBF”, “IBO”.

Kundërshtari i ardhshëm i Wilderit do të jetë amerikani Dominic Breazeale, dueli midis të dyve do të zhvillohet gjatë muajve të verës.

Marketing