Wizzair me informacion për ata që u janë djegur biletat

Kompania ajrore Viz er njoftoi sot se si rezultat i vëllimit më të madh të fluturimeve të anuluara për shkak të kufizimeve të udhëtimeve të vendosura për luftën kundër përhapjes së pandemisë Kovid 19, e ka automatizuar procesin e refundimit klientëve të afektuar duke vendosur automatikisht 120 për qind të çmimit origjinal në pjesën e viza-kredive në llogari të klientëve të tyre.

Marketing

“Paralelisht me vendosjen e procesit të refundimit automatik, kompania ajrore do të çaktivizojë përkohësisht opsionet e saj të regjistrimit online deri më 14 prill 2020, për të siguruar që mund të ballafaqohet me anulimet e fundit, numri i të cilave është rritur më shumë se 100 herë. Viz er dëshiron t’i bind klientët e saj madje edhe nëse procesi zgjat më shumë nga e zakonshmja, të gjitha kërkesat do të zgjidhen dhe klientët do të kenë të drejtë të refundimit pas anulimit të fluturimeve”, qëndron në kumtesën e kompanisë ajrore me buxhet të ulet cila ka shumë fluturime nga aeroportet në Shkup dhe Ohër.

Procesi automatik i kthimit të parave të gatshme për agjencitë turistike po zhvillohet me prioritet të lartë. “Wizzair” i lut agjencitë turistike ta kontaktojnë qendrën për thirrje të kompanisë ajrore.

Udhëtarët që i kanë bërë rezervat e veta përmes agjencive turistike – përfshirë edhe agjencitë turistike online – duhet t’i kontaktojnë kompanitë përmes të cilave i kanë blerë biletat e veta.

Në vend, si masë parandaluese për përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, tashmë është mbyllur aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër, ndërsa Qeveria konkludoi brenda 48 orëve të mbyllet edhe Aeroporti ndërkombëtar Shkup dhe vendkalimi kufitar në këtë aeroport, përveç për shtetin, fluturimet ushtarake, humanitare, spitalore, kargo dhe fluturime pa udhëtarë për pozicionimin e aviacionit, me paralajmërim paraprak deri te operatorët e aeroportit TAV Maqedoni. Hollësi për mbylljen e aerodromit koncesioneri do të publikojë në mënyrë shtesë.

Marketing