Xanakopoulos: Marrëveshja e Prespës në kuvend në mes të janarit

Kryeministri grek, Alexis Cipras, pas 18 janarit do të vendosë se kur Marrëveshja e Prespës do të paraqitet për ratifikim në Kuvendin grek “pasi që gjatë kësaj periudhe pritet që marrëveshja të kalojë procedurat e duhura në Shkup”,- ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Xanakopoulos, për gazetën “Kathimerini”.

Marketing

“Për momentin po bëhen procedurat e nevojshme parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes dhe se ato janë intensive, përkatësisht arritja e shumicës së nevojshme parlamentare prej 151 votave”.

Zëdhënësi i qeverisë greke tha se që nga fillimi i këtij procesi ka pasur deklarata nga partia Potami, si dhe disa deputetë të së majtës Lëvizja për Ndryshim, se marrëveshja përfaqëson një mundësi historike unike për të zgjidhur problemin.

Ditë më parë ish ministri i jashtëm grek, Nikos Kocias, është shprehur se Parlamenti grek ka shumicën e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, raporton “Katemerini”.
Po ashtu edhe burime diplomatike greke kanë thënë për gazetën “Elefteros tipos” se pritet që Marrëveshja e Prespës mes Athinës dhe Shkupit të hyjë në procedurës për ratifikim në Parlamentin grek qysh në fillim të janarit.

Marketing