Xanakopulos: Maqedonia e Veriut dhe Greqia tani më i kanë marrdhëniet e shkëlqyera

Në brifingun e rregullt të sotëm me gazetarët lidhur me vlerësimin e Qeverisë për vizitën e Aleksis Cipras në Shkup, zëdhënësi i Qeverisë greke Dimitris Xanakopulos, deklaroi se janë hapur rrugët dhe marrdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut tani më janë të shkëlqyera.

Marketing

Xanakopulos thotë se gjatë takimit janë realizuar edhe disa marrëveshje tregtare, si dhe ka pasur progres shumë të madh në nivel të marrdhënieve ekonomike bilaterale.

“E dini se marrdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë janë të shkëlqyera dhe ky është rezultat i vet Marrëveshjes së Prespës me çrast do të tregohet e dobishme jo vetëm për të dyja vendet, por edhe për vendet e Ballkanit në tërësi, për bashkëzhvillimin dhe solidaritetin të cilat janë të domosdoshme që të mund të ruajmë stabilitetin në rajonin më të gjatë”, deklaroi Xanakopulos në brifingun me gazetarët dhe korrespodentët e huaj.

Ndryshe, në Shkup, kryeministri grek Aleksis Cipras erdhi me gjithë kabinetin e tij qeveritar si dhe mbi 200 biznesmenë, të interesuar për të investuar në Maqedoni të Veriut.

Marketing