Xanakopulos: Marrëveshja nuk mund të ndikojë që fqinjët të vetpërcaktohen si maqedonas

Sipas vetë fqinjëve dhe sipas asaj se si vetë përcaktohen, thonë se janë maqedonas, në të njëjtën mënyrë siç thonë se janë maqedonas grekët në Maqedoni, 51 për qind nga zona gjeografike Maqedoni e cila i përket Greqisë, sqaron zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministri pa resor Dimitris Xanakopulos lidhur me atë nëse ne mund ose jo të quhemi maqedonas, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, duke iu përgjigjur komenteve në Greqi për deklaratën e djeshme të kryeministrit Zaev kur fliste për maqedonas, grekë dhe evropianë.

Marketing

Siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, në intervistën për televizionin grek Alfa, Xanakopulos sqaron se bëhet fjalë për të drejtën e vete përcaktimit, e cila nuk mund të ndryshohet me marrëveshje dhe shton se “të huajt mbi 50 vite dhe 26 vite shtet i pavarur, i quajnë maqedonas”.

“Ajo është e drejtë e secilit, në bazë të vetë përcaktimit. Siç unë quhem Dimitris, tjetri Tanasis, i treti Vangelos, tjetri Zoran, në mënyrën e njëjtë çdo popull ka të drejtën e vetë përcaktimit në mënyrë të përshtatshme për historinë e popullit të tij. Sipas asaj, një marrëveshje nuk mund në asnjë mënyrë të ndryshojë kushtet e vet përcaktimit të një shoqërie, popujve, si edhe njerëzve. Ajo që mund ta bëjnë dhe e bëjnë, ajo është t’i përcaktoj kufijtë ku çdo popull e quan veten, çdo popull dhe çdo shtet funksionon në marrëdhëniet e veta ndërkombëtare dhe të brendshme”, thotë Xanakopulos.

Marketing