Xhaçka: Jo panik, qytetarët të mos hynë në banesat e dëmtuara

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cilësoi tërmetin e kësaj të marte që goditi territorin shqiptar si më të fortin që ka përjetuar vendi që prej vitit 1979.
Në një deklaratë për mediat, nga ku u bërri thirrje qytetarëve që të rruajnë qetësinë, ministrja Xhaçka bëri me dije së dëmet janë të mëdha dhe se nga goditja e mëngjesit janë regjistruar dhe 250 pasgoditje.

Marketing

“Është e pamundu ne kete moment, kur të gjitha energjitë janë përqëndruar në operacionet e kërkim – shpëtimit, që të kemi një panoramë të detajuar të dëmeve. Dëmet janë të mëdha, këtë e dimë. Ky ishte tërmeti më i forte që ka përjetuar vendi ynë që prej vitit 1979 dhe goditja e mëngjesit të sotëm është shoqëruar nga 250 pasgoditje, të cilat sipas ekspertëve sizmiologë pritet të vijojnë, shpresojmë me intensitet me te ulet sic eshte trendi, deri ne stabilizimin e pllakave tektonike. Dua të përsëris edhe një herë apelin, për çdo qytetar, banesa e të cilit është dëmtuar: bëni kujdes e mos hyni në banesa, pa u bërë më parë inspektimi nga njesite e specializuara. Në respekt të qytetarëve dua të bëj një pasqyrë të situatës së deritanishme por theksoj edhe një herë se, informacioni përditësohet çdo minutë e shifrat mund të ndryshojnë. “

Ministrja pohoi gjithashtu se deri në orën 18:30 janë regjistruar 21 viktima në prefekturën Durrës.
“Deri në orën 18.30 minuta raportohet se 21 persona kanë humbur jetën në prefekturën Durrës, saktësisht në Durrës dhe Thumanë si pasojë e shembjes së godinave. E theksoj se ky bilanc tragjik mbetet ende per tu konfirmuar zyrtarisht nga strukturat përkatëse te shëndetësisë dhe rendit sipas protokollove te ekspertizës perfundimtare. Në godinat e shembura vazhdon puna e kërkim shpëtimit, pasi një numër qytetarësh rezulton të jenë ende të bllokuar nderkohe qe për disa të tjerë nuk ka raportime nëse janë ndodhur apo jo në banesa, në momentin e lëkundjeve të tokës.”
Xhaçka njoftoi më tej se janë shpëtuar 45 persona ndërsa janë plagosur rreth 600 të tjerë.

“Falë ndërhyrjeve të ekipeve të specializuara, 45 persona kanë mundur të shpëtohen duke u nxjerrë nga rrënojat e duke u dërguar për ndihmë mjekësore. Rreth 600 banorë janë lenduar dhe kanë marrë ndihmën pranë spitaleve apo qendrave shëndetësore. Mësimi sot në të gjitha shkollat, universitetet, kopshtet e çerdhet është pezulluar dhe do të vazhdojë i pezulluar edhe nesër nderkohe qe qeveria pak minuta me pare e shpalli 27 nentorin dite zie kombetare ne respekt te jetëve te humbura.”

Ministrja theksoi se rreth 2 mijë efektivë të FA janë angazhuar në terren si dhe rreth 1900 policië.
“2 mijë efektivë të Forcave të Armatosura (efektivë xhenio, forcat speciale e ato komando), 1 900 efektivë të Policisë së Shtetit jane ne terren dhe gatishmëri te plote, bashke me ekipet e zjarrfikësve të bashkive, dhjetra ekipeve mjekësore dhe qindra qytetarë te cilët janë angazhuar në terren dhe janë në gatishmëri të plotë, për të bërë të mundur nxjerrjen dhe shpëtimin e personave të bllokuar në rrënoja apo ngritjen e çadrave dhe strehimin e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar.”

Marketing