Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka realizuar takim me drejtoreshën e Projektit për praktikë parlamentare Lindje-Perëndim, Xhil Adler, menaxheren e projektit Elena Sabotina si dhe ministrin pa Resor i ngarkuar për rregullativë për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e njoftoj drejtoreshën e Projektit për praktikë parlamentar Lindje-Perëndim, Xhil Adler, me ngjarjet aktuale parlamentare. Adler shprehu mendimin pozitiv për përparimin e shkëlqyer që e ka realizuar Maqedonia e Veriut në periudhën e kaluar dhe drejtoi urime për dinamikën e shpejtë të ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Xhaferi gjatë takimit potencoi se bashkëpunimin e suksesshëm me organizatat ndërkombëtare dhe donator që e mbështesin përforcimin e kapacitetit për avancimin dhe modernizimin e funksionimit dhe punës së Kuvendit. xhaferi theksoi se Kuvendi është i hapur për bashkëpunim në fushat që janë të rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror.

Adler tha se puna e tyre është tematike, por temat që mbulohen tani për tani janë të rinjtë, papunësia e tyre dhe zhvillimi i qëndrueshëm.