Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në një intervistë për MIA-n u bën thirrje qytetarëve që të dielën ta mbështesin referendumin. Thotë se pret një ditë të qetë dhe mendon se organet zgjedhore do ta kryejnë punën në mënyrë profesionale.

Të dielën pritet, siç potencoi, jehonë e madhe e qytetarëve dhe një ditë e qetë.

“Ne kemi pasur takime me qytetarët, mitingje, sondazh adekuat për mendimin e qytetarëve dhe të gjitha të dhënat tregojnë se qytetarët me shumicë të madhe janë të disponuar dhe të gatshëm të dalin në referendum për të votuar. Supozimet në bazë të këtyre elementeve drejtojnë në referendum të suksesshëm, gjegjësisht në jehonë të madhe të qytetarëve. Supozimi është se rreth 50 për qind e qytetarëve do të dalin të votojnë në referendum”, potencoi kryetari i Kuvendit.

Pritjet e tija janë se edhe ata qytetarë që kanë pasur dilemë lidhur me daljen në referendum do të përcaktohen.

“U bëj thirrje të dalin në vendvotimet për të vendosur fillimisht për fatin e tyre gjegjësisht ardhmërinë dhe me këtë vendosin edhe për ardhmërinë kolektive edhe të qytetarëve edhe të shtetit në tërësi”, deklaroi Xhaferi.

Lidhur me amendamentet kushtetuese thekson se propozimi për ndryshime të Kushtetutës, duke i pasur parasysh afatet dhe kontekstin, duhet sa më shpejt të dorëzohen tek Kuvendi për të filluar procedura.

“Hapi i parë është vendimi për inkuadrim drejt ndryshimeve kushtetuese. Që të vihet deri tek vendimi ka kushte kur duhet të parashtrohet propozimi, sa kohë zgjat… duhet të kalojnë jo më pas se tridhjetë ditë që të konvokohet seancë kur do të marrë propozim. Ndoshta është e nevojshme menjëherë në të parin të ngrihet procedura. Nuk është kontestuese me të parin të ketë propozim qoftë i nënshkruar nga deputetët, qoftë i nënshkruar nga Qeveria, nga presidenti i shtetit, ose i nënshkruar nga 150.000 qytetarë… Mund të parashtrojnë propozim. Cila prej këtyre institucioneve kompetente do ta ndërmarrë rolin për të parashtruar propozim është çështje e vendimit ndërpartiak”, tha Xhaferi.

Талат Џафери

Po përfundon periudha e propagandës publike për referendumin në nivel shtetëror i cili do të mbahet të dielën. Cili është mesazhi juaj për votuesit, veçanërisht ata që ende nuk kanë vendosur nëse do të votojnë në referendum?

Mesazhi është i përgjithshëm, ashtu si edhe gjatë fushatës. Çdo qytetar të shfrytëzojë të drejtën e tij për deklarim dhe me këtë të jetë pjesë e vendimit përfundimtar për pyetjen e parashtruar në referendum. Kjo është e drejta e tyre sepse është në interesin e tyre individualisht, por në interes të familjeve të tyre dhe mundësi që të vendoset për gjëra të tilla të rëndësishme për të cilat na nevojitet mendimi i tyre, që të mundet vendimi të institucionalizohet dhe ta kemi përkrahjen e qytetarëve. Shumica e madhe e qytetarëve, sipas anketave, u deklarua pozitivisht për referendumin, pa marr parasysh atë se si do të votojnë në referendum. Gjithsesi, thirrja është për përkrahje.

Cilat janë vlerësimet tuaja për rrjedhën e propagandës publike, e cila jo vetëm që udhëhiqet nga koalicioni “Dil për Maqedoni evropiane”, por edhe ata që i bënë thirrje qytetarëve për të votuar kundër ose për të bojkotuar referendumin? Përveç mediave, fushata u zhvillua edhe në rrjetet sociale.

Unë nuk do të shkoj në analizën e përmbajtjes dhe atë që është përdorur për të komunikuar me qytetarët. Qytetarët patën mundësinë të dëgjonin përfaqësuesit e koalicionit “pro” dhe “kundër” dhe të nxjerrin përfundime.Por, sa i përket përmbajtjes së rrjeteve sociale, i lihet perceptimit të qytetarëve për të vendosur se çfarë është transmetuar atje. Si Parlament dhe si një institucion i autorizuar për kryerjen e propagandës brenda kompetencave, ne vepruam ashtu siç është përcaktuar në lidhje me blerjen e një pjese të hapësirës mediatike, në përputhje me dispozitat e KSHZ dhe ligjeve.Ishte dhënë një mundësi e vërtetë në lidhje me prononcimin e deputetëve, që ata të mund të marrin pjesë në fushatat “pro” ose “kundër” sipas dëshirës. Megjithatë, siç e dini, më parë deputetët e opozitës të cilët kërkuan që fondet të ridedikohen, morën një përgjigje nga unë se sipas rregullave ligjore fondet për një referendum nuk mund të rialokohen dhe nëse deri në fund mbeten tek përcaktimi që nuk do t’i përdorin mediat për prezantim, ato fonde do të kthehen në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.

Талат Џафери

Sa mjete harxhoi Kuvendi për prezantim mediatik?

Sipas kërkesës që e kemi dërguar deri te Qeveria dhe vendimi i saj, për prezantim mediatik, për Kuvendin janë dedikuar 80 milionë denarë për prezantim mediatik dhe në pajtim me prononcimin e deputetëve, ndarja e mjeteve është bërë në mënyrë proporcionale ndaj pronocimit të deputetëve – 71 deputetë ose 59 për qind deputetë u deklaruan për përkrahje të fushatës “për” referendumin dhe 49 deputetë ose 41 për qind të deputetëve drejtpërdrejtë nuk u prononcuan “kundër”, lanë mundësi që të zhvillojnë fushatë kundër, por u prononcuan se nuk do t’i shfrytëzojnë mjetet dhe se nuk do të marrin pjesë në fushatë. Ndarja e mjeteve me vendim të Trupit koordinativ të Kuvendit të Kuvendit është bërë në proporcion 59 ndaj 41, në pajtim me prononcimin e deputetëve. dhe në mënyrë adekuate blihet hapësira mediatike. Duke marrë parasysh se deri tani opozita nuk ka parashtruar materiale deri te Trupi koordinativ që të mund të plotësohet hapësira nga minutazhi i paraparë në një orë reale, ne dërguam materiale vetëm për fushatën “për” që në pajtim me marrëveshjet me mediat janë në periudhë të caktuar kohore. Nëse doni matematikisht 59 për qind të mjeteve prej 80 milionë, janë 47 milionë e 200 mijë denarë për fushatë (për) dhe 32 milionë e 800 të tjerat do të ishin për fushatën “kundër”, por duke marrë parasysh se paraprakisht ato mjete nuk shfrytëzohen nga opozita, pasi ata u prononcuan ashtu dhe eventualisht pjesa që mbetet, të cilat nuk do të harxhohen deri në fund, do të mbeten në buxhet, do të thotë do të kthehen. Të premten, kur do të jetë heshtja, do të kemi mundësi që në mënyrë administrative të merremi me atë vlerësim që të mund t’i kemi të dhënat e para lidhur me harxhimin e mjeteve dhe do të dimë se çka kemi harxhuar, por një është e qartë se më shumë se ajo që është paraparë në fushatë “për” nuk guxon të harxhohet.

Në çdo rast, ne po mbajmë evidencë ditore për atë dhe përafërsisht jemi në kuadër të asaj dhe supozojmë se një pjesë e mjeteve do të mbeten të pashfrytëzuara.

Cilat janë pritjet dhe vlerësimet e juaja për daljen në referendum, çka në të vërtetë ka ndikim më të madh për suksesin e tij?

Ne kemi pasur takime me qytetarët, tubime, anketë adekuate për mendimin e qytetarëve dhe të gjitha të dhënat tregojnë se qytetarët me shumicë të madhe janë të disponuar dhe të gatshëm të dalin në referendum që të votojnë. Supozimet në bazë të atyre elementeve tregojnë për sukses të referendumit, respektivisht të daljes së madhe të qytetarëve.

Çka do të thotë sipas jush dalje e madhe në numra?

Supozimi është se mbi 50 për qind nga qytetarët do të dalin të votojnë në referendum.

Талат Џафери

Opozita ju akuzoi se nuk keni nominuar monitorues në referendum. Nga ana tjetër, për këtë referendum KSHZ-ja nominoi rekord rreth 12.000 monitorues vendas dhe të huaj, ka edhe thirrje që qytetarët që do të dalin në referendum të xhirohen, të fotografohen… A pritni ditë të qetë të dielën?

Nevojitet ditë e qetë. Unë besoj tek qytetarët dhe atyre që janë të akredituar atje që t’i kryejnë detyrimet e tyre. Besoj se institucioni përkatës, Ministria e Punëve të Brendshme do t’i ndërmerr të gjitha detyrimet ligjore që i ka rreth kësaj çështje që të sigurojë parakushte që qytetarët të mundet qetë ta realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe të dalin. Të gjithë ata që thoni që kanë udhëzime të xhirojnë, të fotografojnë, të pengojnë… duhet ta kenë të qartë se secili prej tyre rrezikon tre deri në pesë vite burg për vete, ndërsa përvoja për mësime të tilla, nëse pranojnë një përgjegjësi të tillë, sipas ndonjë porosie të hyjnë në shkelje të ligjit të rrezikojnë për vete dënime me burg, ne nuk mund t’i pengojmë përveç se të apelojmë deri te ata që mendojnë të bëjnë veprime të këtilla për shkak se vetë do të gjendet në përplasje me ligjin. Në realitet nuk ka mësim më të mirë nga procedura aktuale gjyqësore në lidhje me ngjarjet e vitit të kaluar. Ne bëjmë apel që gjithsecili ta kryejë punën e tij dhe ta shfrytëzojë të drejtën e tij. Lidhur me sulmet e opozitës, kam thënë se jam i mësuar që të më sulmojnë për shumë gjëra, kështu që në fund vijnë vetë në përfundim se kam pasur të drejtë. Për monitoruesit, Kuvendi ka të drejtë të caktojë vëzhgues dhe zëvendës, kjo nuk është detyrim, kjo është punë në detyrim. Trupi koordinues i Kuvendit vlerësoi se nuk do të ketë monitorues, duke pasur parasysh se nuk ka rregullativë ligjore, në të cilën procedurë dhe nga cili korpus do ta ezauronte zgjedhjen e monitoruesve, se deputetët personalisht nuk mund të jenë në vendvotimet për shkak se do të konsiderohej për ndikim të votuesve, se KSHZ-në e kemi zgjedhur ne si Kuvend, ndërsa në përbërjen e saj ka përfaqësues të partive politike sipas vendimeve ligjore dhe në këtë kontekst secila parti ka anëtarë, që e garantojnë edhe interesin partiak nëse duam ta mbrojmë. Nga ana tjetër këshillat zgjedhorë, trupat zgjedhorë janë të përbërë nga administrata që ka përgjegjësi profesionale, nëse dëshironi edhe penale nëse nuk punojnë në mënyrë profesionale. Misioni i OSBE/ODIHR me kërkesën tonë është vendosur për vëzhgim të procesit, OJQ janë akredituar atje. Në mënyrë shtesë, ne në buxhet nuk kemi mjete për kompensim të monitoruesve shtesë. Nuk bëhet fjalë për vëzhgues në vend, kjo nënkupton kohë, mëditje, ushqim, akomodim, bileta aeroplani dhe e gjithë kjo. Prej ku? Dhe për këtë morëm vendim të mos ketë monitorues.

Sipas Librit të afateve të KSHZ-së, raporti për referendumin e zbatuar me rezultatet përfundimtare në Kuvend duhet të dorëzohet deri më 15 tetor. Çka do të ndodh më tej?

Raporti i KSHZ-së nuk shkon në seancë. Procedura nënkupton operacion për dalje dhe numërim të përgjigjeve “për” dhe “kundër”, dhe në këtë kontekst nuk ka nevojë për konfirmim ndryshe të rezultateve që do t’i vërtetojë KSHZ-ja në procedurë përkatëse.

Çka nëse referendumi nuk ka sukses?

Nuk udhëhiqem nga hipotezat dhe supozimet hipotetike dhe për këtë e lë që të përfundojë dhe për këtë apeli është që të gjithë ne të kontribuojmë në këto momente të fundit që të arrijmë deri te të gjithë ata të cilët nuk kemi arritur në fushatën gjatë gjithë këtyre 20 ditëve. Dhe presim që edhe ata qytetarë të cilët kishin dilema në lidhje me daljen në referendum që të përcaktohen dhe iu bëj thirrje që të dalin në vendvotimet që të vendosin fillimisht për fatin e tyre gjegjësisht të ardhmen e tyre, dhe më këtë të vendosin edhe për të ardhmen kolektive edhe të qytetarëve dhe të shtetit në tërësi.

A ka marrëveshje në koalicionin qeverisës se kur do të fillonte procedura për ndryshime kushtetuese? Sa amendamente do të ketë?

Procedura do të fillojë në momentin kur mua do të më dorëzohet propozim-vendim për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese. Procedura duhet të fillojë sa më shpejt që është e mundur në kontekst të distancës kohore që të mundet edhe zyrtarisht dhe institucionalisht të fillojnë afatet sepse në procedurë janë shënuar afate përkatëse gjegjësisht hapa për zbatim. Hapi i parë është vendimi për qasje ndaj ndryshimeve kushtetuese. Që të vihet deri në vendim ka kushte se kur duhet të dorëzohet propozimi, sa kohë do të zgjasë …duhet të kalojnë jo më pak se tridhjetë ditë që të konvokohet seancë kur do të marr propozimin. Ndoshta është e nevojshme që menjëherë me të parin të ngrihet procedurë. Nuk është kontestuese që me të parin të kemi propozim të nënshkruar nga deputetë, ose nga Qeveria, nga presidenti i shtetit, ose nga 150.000 qytetarë… Mund të vendosin propozim. Cila nga këto institucione përgjegjëse do ta ndërmarrë rolin që të paraqesë propozim është çështje e vendimit ndërpartiak. Për mua është i rëndësishëm momenti se kur do ta pranoj këtë. Formalisht unë këtë mund ta pranoj me të parin dhe jam i obliguar menjëherë propozim-vendimin ta dorëzoj deri te të gjithë deputetët dhe më këtë më fillojnë afatet. Që nënkupton se në ditën e 31-të duhet të konvokojë seancë.

Sa amendamente do të jenë?

Kjo është punë e vendimit. Pasi që të sillet vendimi, ka përfundim të seancës së njëjtë me çka obligohet që propozuesi në afat adekuat për të cilin do të vendosë Kuvendi që të dorëzojë draft-amendament. E tash a do të jetë një, dy ose pesë, kjo është punë e propozuesit të draft-amendamenteve. Kjo nuk mund të thuhet nga kjo perspektivë.