Kryetari i Kuvendi të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot në një takim me gazetarët tha se duhet garanci institucionale për publikimin e ligjit të gjuhëve në Gazetën Zyrtare.

Ai thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për çështje individuale dhe se nuk është në pyetje vetëm publikimi i ligjit të Gazetën Zyrtare, por e rëndësishme është edhe zbatimi i tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për nënshkrim, nuk bëhet fjalë për çështje individuale, po institucionale. Duhet të gjendet formë e realizimit. Nuk bëhet shkelje e Kushtetutës nëse ligji dërgohet në Gazetën Zyrtare vetëm me nënshkrimin tim. Unë jam i autorizuar ta nënshkruaj dekretin, ndërsa gjendja faktike është se presidenti Ivanov me mosnënshrkimin e tij e shkel Kushtetutën”, tha Xhaferi.

Ai përsëriti qëndrimin se do ta dërgojë ligjin në Gazetën Zyrtare gjatë periudhës së ardhshme, por pa precizuar se kur do ta bëjë.

Ndërsa në pyetjen se pse u shpejtua në sjelljen e ligjit, ndërsa nuk shpejtohet për publikimin e tij, Xhaferi tha se ligji nuk është sjellur me shpejtësi dhe se për atë ka pasur debat të gjatë