Në Kuvend kanë nisur mbërritja e deputetëve të disa grupeve parlamentare lidhur me parapërgatitjet sot për të votuar vendimin për shpalljen e datës së referendumit për emrin.

Megjithatë maxhoranca e përbërë nga LSDM, BDI dhe partitë e tjera po presin qëndrimin e fundit të VMRO-DPMNE-së se a do të përkrahë vendimin tashmë të bërë gati dhe që është publikuar nga disa media.

Iniciativa si draft është hartuar por për futjen e saj në procrdurë parlamentare pritet fjala e fundit e opozitës.

Sipas Alsat-M, në rast se nuk ka konsesus, VMRO-ja mund ta bllokojë shpalljen e referendumit në seancën e Kuvendit kur kryeparlamentari do të hap debat për pyetjen dhe modalitetet.