Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, ka sjellur vendim që të mos e nënshkruaj dekretin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë.

Në vendimin që sot Ivanov ju ka dërguar mediave ka sqaruar edhe arsyet e tij për të cilat nuk e miraton marrëveshjen me Greqinë, duke thënë se si president ai çdo herë është sjellur me përgjegjësi dhe ka respektuar Kushtetutën e vendit.

Por kryeparlamentari Xhaferi ende nuk ka pranuar material nga Presidenti Ivanov për shkaqet që nuk e ka nënshkruar marrëveshjen.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi për Zhurnal shprehet se brenda 30 ditëve ligji kthehet në Kuvend.

“Ende nuk kam marrë material nga Presidenti Ivanov për shkaqet se pse nuk e nënshkruan dekretin, andaj nuk kam çfarë të komentoj. Por brenda 30 ditëve ligji kthehet në Kuvend”, thotë Kryeparlamentari Xhaferi.

I pyetur se çfarë do të ndodh nëse Presidenti Ivanov prap për së dyti herë nuk e nënshkruan ligjin për ratifikimin e marrëveshje, kryeparlamentari Xhaferi shkurt tha “Nuk më intereson kjo mua, ai e shkelë Kushtetutën e jo unë”. Zhurnal.mk