Kemi punuar dhe kemi arritur shumë në ndryshimin e perceptimit të qytetarëve për shtëpinë ligjdhënëse. Konfirmimi për këtë është raporti i fundit i Komisionit Evropian, në pjesën për Kuvendin ku vlerësohet se është bërë progres në zbatimin e Planit Strategjik 2018-2022, theksoi kryetari i Kuvendimit Talat Xhaferi në e-konferencën për Parlament të hapur, Planin e veprimit të partneritetit për qeveri të hapur 2012-2023.

Në fjalimin e tij, Xhaferi theksoi se në situatën aktuale me Kovid-19, Kuvendi si institucion përpiqet të jetë transparent dhe punon në një faqe të re interneti për të mundësuar qarkullim më të mirë të informacioneve për qytetarët.

“Për fat të keq, realiteti të cilin e jeton sot e gjithë bota, është realiteti i imponuar nga KOVID-19 dhe kanosja globale ndaj shtyllave shëndetësore dhe ekonomike të çdo shteti, pa përjashtim, dhe kjo paraqet sfidë tejet të madhe për mbajtjen e këtij diskursi me orientim kah mbajtja virtuale e aktiviteteve a përsëri, zbatimin cilësor dhe efikas të kompetencave kushtetuese të pushtetit ligjvënës. Bashkë punojmë në ueb faqen e re të Kuvendit, studion e re të Kuvendit, me qëllim të mundësimit të qarkullimit më të mirë të informacioneve për qytetarët, si rrjedhojë, edhe pjesëmarrjen e tyre më e madhe në aktivitetet e Kuvendit, në procesin ligjvënës”, theksoi Xhaferi.