Xhaferi: Kur Komisioni nuk ka konkluzion, për çfarë të debatojmë?

Një vendim pa epilog në komisionin ka vënë në dilemë kryeparlamentarin Talat Xhaferi, nëse duhet të thërras seancë plenare për imunitetin e deputetit Trajko Veljanovski.
Në një prononcim për media kryeparlamentari Talat Xhaferi ka theksuar se Kuvendi vendos në bazë të kërkesës së Komisionit i cili në këtë rast nuk ka propozuar as heqjen dhe as mos-heqjen e imunitetit të Veljanovskit.

Marketing

“Për thirrjen e seancës si bazë është raporti me konkluzione. Rregullorja nuk i parashikon këto situata. Unë do të thirrë seancë por për çfarë do të votohet? Nuk ka konkluzion nga Komisioni. Për çfarë të debatojmë? Për çfarë votojmë, për marrjen ose mos-marrjen e imunitetit? Nuk mundet që gjykata t’i propozojë Kuvendit, sepse për çfarë është koncepti i Komisionit për çështje të Rregullores, mandatit dhe imunitetit? Këto situata specifike nuk i parashikon Rregullorja” – thekson kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Por kryetari i Komisionit për çështje të rregullores së mandateve dhe Imunitetit, Pavle Bogoevski, thotë se mospasja qëndrim e Komisionit, nuk nënkupton se Kuvendi nuk duhet të debatojë për kërkesën e Gjykatës që Veljanovskit ti hiqet imuniteti.

“Në bazë të raportit të Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditësh nga dita e pranimit të kërkesës për paraburgim të deputetit, vendos sipas kërkesës dhe jo sipas qëndrimit të Komisionit. Kjo nënkupton se janë plotësuar kushtet që kryetari i Kuvendit të caktojë seancën plenare në afatin e paraparë” – vlerëson kryetari i komisionit, Pavle Bogoevski.

Bogoevski njëherit konfirmon se deputeti i BDI-së Agim Shaqiri ka munguar në momentin e votimit për shkaqe shëndetësore.

Marketing