Xhaferi: Kuvendi ka besim në KSHZ-në dhe OSBE për referendum të zbatuar me sukses

Kuvendi dhe Trupi i tij koordinues për zbatimin e referendumit kanë besim të plotë në punën e KSHZ-së, në kompetencat e misionit vëzhgues ndërkombëtar të OSBE/ODIHR, në qëllimin organizatat joqeveritare si përfaqësues të qytetarëve të cilët e vëzhgojnë procesin.

Marketing

Në esencë, Kuvendi i cili zgjidhet prej qytetarëve nuk mund t’i kontrollojë qytetarët, pasi që qytetarët e kontrollojnë Kuvendin, ndërsa jo e kundërta, për MIA-n deklaroi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në reagimin ndaj deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev për atë se Kuvendi nuk do të paraqesë vëzhgues në procesin e votimit të dielën.

Aspekti i dytë, sqaron Xhaferi në reagim, janë financat.
“Më thoni prej nga para? Kush do ta financojë atë? Partitë politike? Partitë politike nuk kanë të drejtë të delegojnë vëzhgues. Ata do të kishin të drejtë nëse do të paraqiteshin në KSHZ si pjesëmarrës dhe prej mjeteve të tyre t’i rregullojnë marrëdhëniet, pasi që Ligji për referendum thotë pjesëmarrës në propagandë mund të jenë të gjithë të cilët prej mjeteve të tyre do t’i paguajnë shpenzimet. Tani, si t’i përfshij unë partitë? Si t’ua paguaj Kuvendi shpenzimet? Këtu qëndron puna”, reagon Xhaferi.

Ai nënvizon se deklaratën e Janushev e kupton vetëm si deklaratë të dhënë prej nevojave të politikës ditore.
“Kush çfarë deklaron është punë e atyre që deklarojnë, por duhet të thuhet se gjërat nuk janë ashtu siç supozohet”, deklaroi Xhaferi.