Xhaferi: Kuvendi konstituohet pasi të zgjedhet kryetari, prandaj s’e kam njoftuar Pendarovskin

Kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi, ende nuk ka dërguar njoftim deri te shefi i shtetit Stevo Pendarovski për konstituimin e Kuvendit, me çka do të fillonte edhe afati për dhënien e mandatit.

Marketing

Xhaferi për TV21, deklaroi se nuk mundet të konsiderohet Kuvendi i konstituuar pa një kryetar të zgjedhur. Sipas nenit 90 të Kushtetutës, Presidenti është i detyruar brenda afatit prej 10 ditëve nga konstituimi i Kuvendit që të japë mandatin për formimin e Qeverisë, kandidatit i cili ka shumicën në Parlament.