Xhaferi: Lutjet tona janë me qytetarët e shteteve të goditura nga moti i keq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në një postim në Facebook shpreh shqetësimin dhe keqardhjen e tij për situatën e krijuar në Evropën  Perëndimore si pasojë e vërshimeve. Kjo sipas tij paraqet një rikujtim për mbrojtjen e ambientit.

Marketing

Postimi i plotë:

Me keqardhje i ndjek lajmet për vërshimet shkatërruese në Evropën Perëndimore, të cilat për fat të keq morën edhe jetë njerëzore. Natyra është e pamëshirshme, ndryshimet klimatike për çdo ditë na rikujtojnë se mosndërgjegjja e njeriut, zbatimi i ngadalësuar i masave të mbrojtjes së mjedisit jetësore dhe mosrespektimi i ambientit kanë pasoja afatgjate.

Mendimet dhe lutjet tona janë me qytetarët e Gjermanisë Belgjikës, Holandës, Turqisë dhe të gjitha shtetet e goditura nga moti i keq.

Marketing