Xhaferi: Mandati i Gruevskit në seancë plenare pas 7 qershorit

Javën e ardhshme, deputetët kanë obligime shtesë, ndërsa prej 15 deri më 20 qershor delegacion parlamentar do të jetë për vizitë në Kinë, derisa më 25 qershor Xhaferi do të merr pjesë në ratifikimin e protokollit për NATO-n në Budapest.

Prej 21 deri më 23 qershor në Shkup do të mbahet mbledhje e re në kuadër të procesit Zhan Mone, ndërsa temë do të jenë ndryshimet në Rregulloren për punën e Parlamentit. Për këtë çështje nesër përfaqësues të grupeve parlamentare duhet të bisedojnë dhe t’i tejkalojnë dallimet deri te takimi i ri në kuadër të Zhan Monesë.

Xhaferi ka thënë se Raporti i KE-së për progresin ka notuar se çka është kërkuar prej nesh e kemi bërë dhe siç ka thënë Mogerini, “tani radhën e ka KE-ja”.

Lidhur me Ligjin për Prokurorinë publike, kryetari i Parlamentit thotë se partitë ende bisedojnë dhe se mund të sillet deri në fund të korrikut dhe të dorëzohet në procedurë të rregullt.

Marketing