Xhaferi në Samitin e kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi, do të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian, që e organizon kryetari i Parlamentit Evropian z. David Sasoli.
Në Samitin që do të mbahet më 28 janar 2020 në Bruksel, do të marrin pjesë kryetarët e parlamenteve të Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Malit të Zi, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, a në cilësinë e përfaqësuesit të vendit kryesues me Këshillin e BE-së, do të marrë pjesë edhe kryetari i Parlamentit të Republikës së Kroacisë.
Tema kryesore e Samitit do të jetë përforcimi i dimensionit parlamentar të procesit të zgjerimit dhe roli i parlamenteve në agjendën reformuese për BE.
Në fund të takimit është parashikuar që të miratohet një deklaratë e përbashkët me të cilën do të konfirmohet vullneti i fuqishëm i parlamenteve në rajon për të qenë motori i vërtetë i reformave dhe të ofrohen masa konkrete për përmbushjen e aspiratave evropiane të qytetarëve.

Marketing
Marketing