Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot i shtyu aktivitetet e tij për shkak se do të marrë pjesë në seancën komemorative të Kuvendit të Kosovës për aktivistin e Kosovës për të drejtat e njeriut dhe të drejtat kombëtare, Adem Demaçi i cili ndërroi jetë dje.

Kabineti i kryetarit të Kuvendit Xhaferi në mëngjes informoi se aktivitetet e tij për ditën e sotme nuk do
të mbahen.

Paradite në orën 9:30 para Xhaferit, deklaratë solemne duhej të japin anëtarët e sapozgjedhur të KSHZ-së, ndërsa më pas ai kishte caktuar edhe takim me kryeministren rumune, Viorika Dançila.