Xhaferi në takim me eurodeputetët, shpreh zhgënjim për mos hapjen e negociatave me BE-në

Sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi realizoi takim në format hibrid me deputetët e Parlamentit Evropian, Andras Shider, Ilhan Quçuk dhe Marion Valsman.

Marketing

Në takim bashkëbiseduesit iu referuan eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, aktiviteteve rrjedhëse në Kuvend si dhe aktiviteteve të ardhshmet lidhura me Dialogun Zhan Mone.

Kryetari Xhaferi iu referua organizimit të shkëlqyeshëm të Samitit të kryetarëve të parlamenteve: Parlamenti Evropian-Ballkani Perëndimor dhe mundësia personalisht të dëgjohet pikëpamja e të gjitha palëve të prekura për metodologjinë e re të bisedimeve me BE- në, pritjet e vendeve aspirante për anëtarësim, si dhe mundësia të realizohen takime bilaterale ndërmjet homologëve.

Kryetari Xhaferi shprehu zhgënjim personal dhe kolektiv nga shtyrja e datës për fillimin e bisedimeve ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Kryetari Xhaferi informoi eurodeputetët për statusin aktual dhe progresin e bërë në procesin e harmonizimit të ndryshimeve dhe plotësimeve në rregulloren e Kuvendit dhe pritjet nga harmonizimi i pikëpamjeve të partive politike në raundin tjetër të dialogut.

Anëtarët e Parlamentit Evropian nënvizuan se përkundër pandemisë me KOVID-19, komunikimi midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Anëtarëve të Parlamentit Evropian nuk është ndërprerë.

Pjesëmarrësit shprehën shpresën se përmes imunizimit të qytetarëve aktivitetet do të kthehen në normalitet dhe se do të bëhet përparim i mëtejshëm në reformat që duhet t’i sjellë Dialogu Zhan Mone, veçanërisht duke mbajtur takim me prani fizike. Të tre deputetët shprehën mbështetjen pa rezervë për hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shpresë se procesi i eurointegrimit do të shkojë në drejtimin e dëshiruar.