Xhaferi nuk pranon iniciativën e Mickoskit për mbledhjen e nënshkrimeve, nuk përdori emrin kushtetues të vendit

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, ia ka kthyer liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, iniciativën për grumbullimin e nënshkimeve për anulimin e regjistrimit, për shkak se në të nuk është shfrytëzuar emri kushtetues “Republika e Maqedonisë së Veriut” por emri i vjetër “Republika e Maqedonisë. Xhaferi i ka shkruar Mickoskit se iniciativa nuk është dërguar në organin kompetent në RMV, dhe se në vendin tonë nuk ekziston Ligj për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë.

Marketing

“Me këtë shkresë ua kthej Nismën qytetare në nivel shtetëror për propozimin e nxjerjes së ligjit për pushimin e vlefshmërisë së Ligjit për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë prej më 05.02.2021. Kjo për arsye se e njëjta nuk është parashtruar pranë organit kompetent në Republikën e Maqedonisë së Veriut që duhet ta shqyrtojë dhe të prononcohet për të, si dhe për arsye se në rregullin juridik të Republikës nuk ekziston ligj për Regjistrimin e popullsisë dhe Ekonomive Familjare në Republikën e Maqedonisë” – thuhet në letrën e Xhaferit dërguar Mickoskit.

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përmes nj postimi në Facebook ka shkruar se shumica qeveritare nuk e ka pranuar iniciativën qytetare për anulimin e regjistrimit. Ai ka publikuar dokumentin me të cilin Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, e njofton për refuzimin.

“Justifikimi është se nuk ekziston institucioni Kuvendi I Maqedonisë. Kush frikësohte dhe ik nga populli I tij, përfundon me turp. Në mbledhjen e nesërme të Komitetit Qendror do të propzoj fillimin e grumbullimeve të nënshkrimeve qytetare nëpër qytete e fshatra. Askush nuk ka fituar mbi popullin. Do t`I kemi nënshkrimet e deputetëve dhe nënshkrimet e popullit”– ka shkruar Mickoski në Facebook.

Por, Mickoski ka publikuar edhe fotografinë e përgjigjes së Xhaferit, ku mund të shihet se është fshirë fjala “ E Veriut”.

Marketing