Informacionet e fundit flasin se seanca për pakon e peste ekonomike është paralajmëruar te mbahet sonte.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, u bëri të ditur deputetëve se pas orës 18:00 do të fillojë seanca numër 36, në të cilën do të paraqiten ligjet nga grupi i pestë i masave ekonomike.

Pas këtij informacioni të kryetarit të Kuvendit, deputetët kërkuan nga grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së një orë pushim. Seanca pritet ende të fillojë.