Xhaferi për Ligjin për PP: Pozicionet janë të kundërta, s’ka sinjal se përafrohen

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka deklaruar se pozicionet në procesin e negociatave për Ligjin për Prokurori Publike janë të kundërta dhe s’ka sinjal se janë duke u përafruar.

Marketing

“Parashikimi i rrjedhës së miratimit të Ligjit për Prokurori Publike nuk është punë e Kuvendit, ajo tashmë shihet. Pozicionet e palëve janë të kundërta dhe nuk ka sinjal se përafrohen. Nga ana tjetër, opozita paralajmëroi se ka dorëzuar propozim-ligj, atë e ka dorëzuar te grupi negociator i partisë tjetër, kurse mediat, publiku pyesin ku është propozimi, pse nuk vendoset në seancë plenare? Kjo do të thotë se në Kuvend nuk ka propozim konkret nga opozita”, tha Xhaferi në intervistën javore të Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase.

Xhaferi ka kujtuar se Ligji në fjalë është në lexim të dytë, në Komision dhe derisa partitë politike nuk deklarohen se kanë përpjekje shtesë që të gjejnë zgjidhje, dhe kanë arritur pajtim për pjesën tjetër të amendamenteve, mbledhja e Komisionit për verifikim të atyre amendamenteve, siç deklaroi ai, mund të përfundojë edhe për një ditë.

“Komisioni mund të mbarojë për një ditë, aq sa kanë mbetur, për një orë”, tha Xhaferi, i cili shtoi se sfidë mbetet sigurimi i 2/3 së votave për miratim të të njëjti në seancë plenare.

Përndryshe, deri kohë më parë, si pengesë kryesore në negociatat për Ligjin për Prokurori Publike nga pushteti paraqiteshte:

Të ndërpriten të gjitha lëndët pas 30 qershorit. Respektivisht, qartë të mos precizohet me Ligjin për Prokurori Publike: Çfarë me ato lëndë që janë në procedurë parahetimore dhe hetimore? dhe
Të mbetet Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me çka opozita vetë të zgjedhin dhe të shkarkojnë prokurorë.
Meqë takimi shtatëorësh i liderëve nuk arriti të tejkalojë dallimet mes pushtetit – Lidhjes Sociale Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe opozitës – VMRO-DPMNE-së. Pas kësaj, në lojë hyri edhe një prokurori e re, në nivelin e njëjtë të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Paralelisht me këtë, lëndët e PSP-së u transferuan në PTHP dhe të njëjtat, në seanca gjyqësore do të përfaqësohen nga prokurorët e njëjtë të PSP-së. Sipas asaj që deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska Ligji i PP-së tashmë nuk është urgjencë, sepse lëndët e PSP-së (të cilat ishin pengesa kryesore) tashmë janë transferuar në PTHP.

Marketing