Xhaferi: Po kryej obligimet dhe zbatoj Kushtetutën, nuk më trembin paditë penale

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “10 minuta” tek Tv21, ku ka folur rreth akuzave të VMRO DPMNE poashtu edhe nga E MAJTA të cilët kanë ngritur padi penale për Xhaferin, ku ky i fundit lejoi që në seancë parlamentare të marrin pjesë dy deputet të infektuar me Covid-19.

Marketing

Gjithashtu ka folur edhe rreth votimit të dy deputetëve, prezencën e tyre, propozimin e tij për votimin online në rast të deputetëve të infektuar më Covid-19, propozim ky i cili u refuzua nga opozita, gjë që bëri që situata të vijë deri në këtë gjendje.

Kryeparlamentari Xhaferi tha se nuk trembet fare nga akuzat në drejtim të tij dhe se mund të ngrisin edhe 10-të padi të tjera. Parlamenti nuk bazohet mbi kodin penal por mbi kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit. Këto cështje janë të politikës ditore dhe janë të pabazuara.

“Nuk kam nevojë të ngarkohem më këtë çështje. Unë jam i koncentruar në obligimet e mia si kryetar parlamenti të zbatoj kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit për të përofruar zgjidhje të cilat janë në interes të qytetarëve, ndërsa cështja e politikës ditore është e drejtë legjitime e subjekteve politike në cfarë mënyre dhe cfarë qasje do ti rreken asaj se cka është puna e parlamentit.”

Në pyetjen se deputeti a duhet të marrë pjesë në parlament kur është i infektuar z. Xhaferi u përgjigj në këtë mënyrë: “Të gjitha parlamentet në botë dhe veçanërisht në Evropë kanë sëndërtu instrumente të pjesëmarrjes së deputetëve dhe punës së parlamenteve të tyre online. Propozimi im në vitin 2020 ishte tu mundësohet deputetëve të infektuar me Covid-19 të marrin pjesë online në votimin e ligjeve. Ky propozim mori përgjigje negative nga opozita e cila votoi njëzëri. Ajo përgjigje negative bëri që sot të kushtëzohemi.”

Marketing