Xhaferi prej nesër për vizitë zyrtare në Zvicër

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, prej nesër deri më të enjten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Konfederatën Zvicerane në Bernë me ftesë të Marina Karobio Gusketi, Kryetare e Parlamentit Federal të Konfederatës Zvicerane.

Marketing

Në përbërje të delegacionit të Kuvendit janë deputetët Xhevat Ademi, kryetar i Grupit për bashkëpunim me Parlamentin e Konfederatës Zvicerane, si edhe anëtarët e Grupit, Mira Stojçevska dhe Pavlinçe Çestojnova.

Në kuadër të Programit për vizitën, janë parashikuar takime me Marina Korobio Gusketi, me Nikoleta Mariolini – deputete federale përgjegjëse për plurilingualizëm, me kryetarin e Këshillit Shtetëror, Zhan Rene Furnier, si edhe Kristina Marti Lang – Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane.

Në kuadër të programit, do të ketë prezantim dhe diskutim për projektet e Drejtorisë për zhvillim dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me shërbimet parlamentare.

Marketing